Skuadra e Malishevës sot ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Elon Berisha, pas disfatës 2-1 nga Prishtina e Re.
Tashmë, klubi ka mbetur pa trajner, teksa po afrohet fundi i kampionatit dhe objektivi i tyre është kualifikimi në garat evropiane.
Sipas burimeve të ‘GazetaBlic Sport’, një nga kandidatët më serioz për të marrë drejtimin e Malishevës është trajneri, Bylbyl Sokoli.
Klubi i Malishevës po shqyrton disa opsione, por emri më i nxehtë momentalisht është ai i Bylbyl Sokolit.
/GazetaBlic Sport


