Lajme

Buxheti i vitit 2024: Qeveria Kurti po ndëshkon qendrat që i udhëheq PDK-ja

12/12/2023 16:52
nga:Genita C

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala thotë se buxheti për vitin 2024 nuk e ka fokusin për zhvillimin ekonomik të vendit.

Shala në një prononcim për GazetaBlic thekson se, ky buxhet është i majtë dhe përkrahë vetëm ato qendra që luan rol partia në pushtet, pra Vetëvendosje.

“Buxheti i ndarë për vitin 2024 nuk është zhvillimor, por është politik dhe është social.30% e buxhetit është për subvencionet që është realisht është i majtë, pra janë mjete që do t’ju nënshtrohen kategorive të caktuara që janë me VV’në, tha Shala.

Sipas Shalës, me buxhetin e ndarë për vitin që po vjen po ndëshkohen kategoritë e qendrat e udhëhequra nga PDK-ja.

“Defeket i madh tjetër buxhetor është ndarja politike, ku ka ndëshkim politik të qendrave ku udhëheqen nga Partia Demokratike e Kosovës”, tha Shala për GazetaBlic.

Kryetari i Rahovecit me kritika për buxhetin 2024 / Qeveria është sjellur në mënyrë jomiqësore me komunat e Kosovës

Favorizimi i komunave të VV-së me ndarja buxhetore/ Lladrovci: Qeveria është e të gjithë qytetarëve, jo e një partie