Sporti

Busquets: “Dua të bëhem trajner, shpresojë që Messi të rikthehet në Barcelonë”

03/31/2022 08:52
nga:E K

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka shprehur dëshirën e tij që në të ardhmen të drejtojë një klub futbolli.

Spanjolli në një intervistë për “RAC1” ka folur poashtu edhe për mundësinë për rikthimin e Lionel Messit në Barcelonë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë dua që në të ardhmen, kur të pensionohem, të bëhem trajner”, ka thënë fillimisht Busquets.

“Unë do ta kem licencën shumë shpejt. Do të provoj më të mirën. Kisha shumë trajnerë të mirë në karrierën time”, shtoi spanjolli.

“Do të doja që Leo Messi të kthehej te Barcelona, por do të jetë e vështirë pasi ai ka kontratë me Paris Saint Germain”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/