Lajme

Burri në Drenas rrah gruan me tëhollues, ajo e denoncon në Polici

09/14/2023 09:23
nga:Y I

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi një grua në Drenas, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se 35-vjeçarja ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen, duke thënë e gjithçka ka ndodhur pas një konflikti verbal.

I dyshuari më pas kishte eskaluar në dhunë fizike ndaj viktimës, duke e goditur atë me tëhollues që përdoret për përgatitjen e ushqimit në kuzhinë. V

iktima ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë në spital, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 36-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.