Burri i mësueses së vrarë nga të shtënat masive në Uvalde, Teksas, ka vdekur nga një sulm në zemër dy ditë pas sulmit.
Sipas medieve të huaja, Joe Garcia, burri i Irma Garcia, 46-vjeçare – njëra prej dy anëtarëve të shkollës që u vra nga një person i armatosur 18-vjeçar në shkollën fillore Robb – vdiq nga një sulm në zemër vetëm dy ditë pasi humbi gruan e tij.
Një anëtar i familjes e konfirmoi vdekjen e tij në një postim në Twitter, duke thënë se ai “u nda nga jeta për shkak të pikëllimit”. Ata kishin qenë bashkë që nga shkolla e mesme dhe kishin katër fëmijë.
“Unë me të vërtetë jam pa fjalë për mënyrën se si po ndihemi”, shkroi në Twitter, John Martinez, nipi i Irma Garcia.
“Ju lutem lutuni për familjen tonë. Zoti pastë mëshirë për ne, kjo nuk është e lehtë”.
Ndryshe, nga sulmi i së martës në shkollën e Teksasit kanë mbetur të vdekur 21 persona, në mesin e tyre 19 nxënës dhe dy mësuese, njëra prej tyre ishte Irma Garcia.
EXTREMELY heartbreaking and come with deep sorrow to say that my Tia Irma’s husband Joe Garcia has passed away due to grief, i truly am at a loss for words for how we are all feeling, PLEASE PRAY FOR OUR FAMILY, God have mercy on us, this isn’t easy pic.twitter.com/GlUSOutRVV
— john martinez ❤️? (@fuhknjo) May 26, 2022


