Lajme

“Burra”- Edi Rama reagon pas vizitës së Ali Ahmetit te familja e Hashim Thaçit

06/02/2023 21:46
nga:Y I

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vizitës që politikani shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmeti, ka bërë sot në familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, raporton Gazeta Blic.

“BURRA?” shkruan Rama duke ndarë fotografinë e Ahmetit me babain e ish-presidentit Thaçi

Politikani shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti ka vizituar sot prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë.

“Vizitova sot vatrën familjare të bashkëveprimtarit tim dhe ish presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’ju dhënë zemër e forcë prindërve dhe të afërmve të tij në betejën e drejtësisë, ku djali i tyre me shokë po mbron dinjitetin e UÇK-së, kauzën e pastër të mbarë popullit të Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.

Ali Ahmeti viziton familjarët e ish-presidentit Hashim Thaçi