Lajme

Ali Ahmeti viziton familjarët e ish-presidentit Hashim Thaçi

06/02/2023 18:47
nga:Y I

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti, ka vizituar sot familjarët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes disa fotografive të postuara në rrjetin social Facebook, Ahmeti shkruan se ish-presidenti Thaçi me shokë po mbrojnë dinjitetin e luftës së pastër të UÇK-së, ndaj edhe do të kthehen si fitues në vendin e tyre.

“Vizitova sot vatrën familjare të bashkëveprimtarit tim dhe ish presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’ju dhënë zemër e forcë prindërve dhe të afërmve të tij në betejën e drejtësisë, ku djali i tyre me shokë po mbron dinjitetin e UÇK-së, kauzën e pastër të mbarë popullit të Kosovës.Drejtësia vonon, por nuk harron, kështu i thashë Bacit Haxhi kur po kuvendonim mbi vitet e qëndresës kombëtare për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës” shkruan Ahmeti.