Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala i ftuar në emisionin “VAR” në Tëvë1 foli për fitoren e sotme ndaj Lirisë.
Kjo fitore e Fushë Kosovës bëri që trajneri i Lirisë të shkarkohej nga pozita e drejtuesit të skuadrës, transmeton GazetaBlic Sport.
“Më vjen keq për shkarkimi e Yigit, kam njohuri se ishte trajner i mirë, i uroj suksese.
“Ishte një fitore e rëndësishme pasi me rezultat tjetër do mbeteshim larg skuadrave tjera. Kishim njohuri për lojën e Lirisë për një lojë tjetër, fokusi ishte te Prins, patëm vështirësi në mbylljen e disa lojtarëve. Pas minutës 20 i mbyllëm lojtarët ashtu siç duhej, ndërsa pjesa e dytë me futjen e Mëziut ishte një Fushë Kosovë tjetër”, tha Shala.


