Sporti

Bunjamin Shabani: Jemi shumë të lumtur me kualifikimin historik të Strugës, duam të vazhdojmë me paraqitje të mira në Europë

08/02/2023 12:39
nga:L J

Skuadra e Strugës po merr pjesë për herë të parë në kualifikueset e garave evropiane dhe po luan mjaft mirë. Struga ka arritur të sigurojë raundin e tretë kualifikues të Conference League, pasi dje fitoi ndaj Buducnost me rezultatin 3-4.

Struga tani ka sukses historik dhe do të tentjoë të vazhdojë me ndeshje të mira, me ç’rast duan të marrin maksimumin, shkruan GazetaBlic Sport.

Futbollisti i Strugës, Bunjamin Shabani thekson se fitorja e djeshme ishte historike.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por jemi shumë të lumtur për këtë kualifikim historik të Strugës”, tha fillimisht Shabani për ‘GazetaBlic Sport’.

“Mendoj se të merituara ishin fitoret si në Ohër, ashtu edhe në Podgoricë dhe shpresojmë që të vazhdojmë me paraqitje të mira në Europë”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Struga tani do të ballafaqohet me skuadrën nga Luksemburgu, Sëift Hesperange në raundin e tretë kualifikues.

/GazetaBlic Sport