Lajme

Bunjaku-Rexhepi: Kurti duhet që të kërkojë falje dhe të dorëhiqet, e ka kthyer Kosovën mbrapa

05/04/2024 07:21
nga:Sh R

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thënë se Qeveria Kurti është duke e kthyer Kosovën mbrapa.

Ajo në emisionin “Info Nata” në Tëvë 1 ka thënë se kryeministri, Albin Kurti duhet që t’i kërkojë falje qytetarëve dhe të japë dorëheqje.

“Kjo qeveri duhet me tregu se çfarë janë duke bërë dhe si janë duke qeverisë dhe jo të fshehët më për 20 vjet, se para 20 vjet edhe gjatë 20 vjete është ndërtu në këtë shtet, janë krijuar institucionet. LDK-ja është shtet ndërtuese, institucionaliste, ndërsa këta e kanë gjetur Kosovën të gatshme dhe nuk janë duke ditur me majtë…mirëmbajtja është më e lehtë se ndërtimi. Partitë tjera kanë ndërtuar prej bazës. Kurti veç më mirëmbajte dhe e ka kthyer mbrapa. Unë mendoj që ky kryeministër duhet më dal më i kërku falje qytetarëve dhe më dhënë dorëheqje, sepse ne si opozitë nuk kemi numra të mjaftueshëm për më thirrë mocion dhe me shkarku, përtej kësaj nuk kemi interesim…”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.

Tutje, ajo ka thënë se kjo Qeveri është super e korruptuar dhe dëshiron gjithçka me kap.

“Kjo Qeveri ka super korrupsion, se veç korrupsion pak – super ka. Ka ardhë në pushtet me atë kauzën që po e lufton korrupsionin, këta nuk e kanë luftuar korrupsionin, por po lulëzon korrupsioni. Nuk di se çfarë quhet korrupsion që japin tenderë njëburimor, duke mos e respektuar Ligjin e Prokurorimit…Këta japin çdo dy-tri ditë tenderë burimorë qoftë në ndërmarrje, qoftë në ministri. Sepse, absolutisht nuk e respektojnë ligjin. Nuk do koment kjo punë, kjo është veç korrupsion dhe asgjë tjetër. Është Qeveri që gjithçka don më kapë. Ashtu e ka pasur edhe logon e vet “Krejt dhe drejtë”. Këta e kanë kap perime krejt, por krejt shtrembët e kanë kap…”, ka thënë ajo.