Lajme

Bunjaku: Pushteti dëshiron ta kapë KPK-në, nuk duan kryeprokuror

04/20/2023 11:37
nga:Astrit Gashi

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka reaguar pasi të enjten nuk kaloi mocioni i PDK-së për raportimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Ajo tha se përveç se Grupit Parlamentar i LVV-së votoi kundër një debati të tillë, nuk po lejon as të debatohet e lërë më të hetohet.

“Sot në Kuvendin e Kosovës, Grupi Parlamentar i Lëvizjës Vetëvendosje votoj kundër debatit për arrestimin e drejtorit të KEK-ut, këta nuk po lejojnë as të debatohet e lërë më të hetohet”, shkroi ajo në Facebook.

“Nuk duan Kryeprokuror. Duan ta kapin KPK-në. Këta janë 51%-shi krejt dhe shtrembët. Ky është veq fillimi, keni ende për të parë”, shtoi Bunjaku.