Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se fokusi i qeverisjes së tyre do të jetë mbështetja e vazhdueshme në sektorin e Bujqësisë, shkruan Gazeta Blic.
Bulliqi, përmes një postimi në ‘Facebook’, i ka siguruar qytetarët se do të avancoj këtë kultur bujqësore në trevën e Llapit.
Postimi i plotë i Bulliqit:
Në vizitë tek Behram Havolli, i cili ka të kultivuar një hektarë e gjysmë mjedra. Bashkë me sekretarin organizativ të Lëvizjes, Besnik Mulliqin, ndamë disa prej prioriteteve të këtij sektori i cili është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë.
Gjithashtu i siguruam banorët e kësaj zone se fokusi i qeverisjes sonë do të jetë mbështetja e vazhdueshme për bujqit tanë me qëllim të avancimit të kësaj kulture bujqësore në trevën e Llapit.
Tahiri: Punësimi dhe përkrahja e grave do të jetë pika kyçe në mandatin e ardhshëm


