Lajme

Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu

03/28/2024 13:02
nga:Y I

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në 25–vjetorin e vrasjes së tyre.

Bulliqi u shpreh se 16 të vrarët kujtohen me mall e dhimbje.

“Në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu kemi bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve në qytet dhe Obrançë. I kujtojmë me mall e dhimbje 16 pjesëtarët e familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu që u vranë barbarisht nga forcat paramilitare serbe”, shkruan Bulliqi në Facebook.

Postimi i plotë: