Bruno Fernandes ka vendosur të vazhdojë karrierën te Manchester United dhe pritet ta konfirmojë publikisht vendimin e tij deri në fund të korrikut, sipas raportimeve të “Daily Express”.
Negociatat mes përfaqësuesve të tij dhe drejtuesve të klubit për një kontratë të re dhe më të përmirësuar ende nuk kanë përfunduar, por raportohet se kapiteni i Manchester United nuk po e konsideron më largimin nga “Old Trafford”.
Vendimi i Fernandes është ndikuar nga disa faktorë, përfshirë ardhjen e Michael Carrick, rikthimin e klubit në Ligën e Kampionëve dhe planet ambicioze të Manchester United për sezonin e ardhshëm.
Mesfushori portugez është aktualisht në vitin e fundit të kontratës së tij, me një opsion për zgjatje edhe për një sezon tjetër. Një marrëveshje e re mund ta bëjë atë lojtarin më të paguar të klubit, me një pagë të raportuar rreth 469 mijë euro në javë.
/GazetaBlic Sport/


