Sporti

Bruno Fernandes sqaron mosmarrëveshjen që kishte me Enzo Fernandez: Nuk ishte asgjë!

05/26/2023 11:07
nga:E K

Bruno Fernandes ka shpjeguar mosmarrëveshjen që pati me Enzo Fernandez, në takimin mes Manchester United dhe Chelsea, në kuadër të xhiros së 32-të të Premier League, e cila përfundoi me fitoren 4-1 të Djajve të Kuq.

Nuk ishte asgjë. Unë thjesht festova golin. Isha pak i frustruar që nuk kisha arritur të shënoja më herët. Pata një mundësi të madhe që kishte dështuar dhe isha pak i frustruar. Vetëm kaq“, tha ai për Sky Sports, përcjell GazetaBlic Sport.

Kujtojmë që me këtë fitore Manchester United siguroi pjesëmarrjen në Champions League për edicionin tjetër duke lënë jashtë rivalin e tyre të përjetshëm, Liverpool.

Ky ishte momenti:

/GazetaBlic Sport.