Gazeta Mirror raporton se Bruno Fernandes mund të ndëshkohet nga Federata Angleze (FA) për reagimin e parakohshëm që pati kur gjyqtari i ndeshjes së Manchester United kundër Brighton, Peter Bankes, i tregoi vetëm kartonin e verdhë Lewis Dunk për hyrjen e ashpër ndaj Anthony Elanga.
Masa disiplinore nuk i ka pëlqyer mesfushorit portugez dhe ka protestuar ashpër, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas konsultimit me VAR-in, anglezi përfundoi duke korrigjuar ngjyrën e kartonit dhe përjashtoi mbrojtësin e Brighton në minutën e 54-të, duke i treguar edhe kartonin e verdhë Bruno Fernandes.
Numri 18 i djajve të kuq, si dhe Harry Maguire, mund të ndëshkohen për “veprim mosrespektues” ndaj arbitrit të lojës.
/GazetaBlic Sport/


