Sporti

Bruno Fernandes në dyshim për ndeshjen e radhës të Manchester United

05/02/2024 16:50
nga:Lorik J

Bruno Fernandes është në dyshim për ndeshjen e Manchester United në Premier League kundër Crystal Palace të hënën.

Trajneri Erik ten Hag tha se Fernandes kishte një problem pas barazimit 1-1 të së shtunës së kaluar në shtëpi me Burnley. Më pas portugezi luajti 90 minuta.

“Scott (McTominay) nuk është stërvitur deri më tani këtë javë, por pres që ai të kthehet të shtunën dhe do të shohim nëse ai është i disponueshëm për 100 për qind ”, tha Ten Haag.

“Pas ndeshjes me (Burnley) ne patëm një problem me Brunon. Ai është i dyshimtë për të hënën, të gjithë e njohim Brunon, nuk e përjashtojmë kurrë atë për asnjë lojë. Ai do të bëjë gjithçka që të jetë në dispozicion”, tha specialisti holandez.

I pyetur për Marcus Rashford, i cili ka munguar në dy ndeshjet e fundit të ligës së United, Ten Haag shtoi: “Nuk mund të them. Ishte javën e kaluar, pas Coventry, problemi i tij nuk është shëruar ende.”

/GazetaBlic Sport