Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, deklaroi sot se”bota gjithnjë e më shumë e kupton se Prishtina dhe Albin Kurti janë burim jostabiliteti jo vetëm në Ballkan dhe Serbia do të vazhdojë të luftojë për paqe dhe stabilitet”.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë, lufta diplomatike është e përditshme. Presidenti Vuçiq ka diskutime të përditshme për këtë temë me zyrtarët më të rëndësishëm botëror. Ne po kërkojmë zgjidhje”, tha Brnabiç për TV Prva dhe tha se Kosova e ka mbështetjen e Gjermanisë dhe Britania e Madhe.
Ajo vlerësoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Prishtina zyrtare “po veprojnë në mënyrë të njëanshme, në kundërshtim me marrëveshjet e nënshkruara, duke shkaktuar kështu jostabilitet”.
“Ndoshta sepse ne, falë politikës së Aleksandar Vuçiqit, arritëm t’i përgjigjemi çdo destabiliteti duke i qetësuar tensionet dhe jo duke i përkeqësuar ato. Kur Prishtina e shkel një të tillë, ne hapim hapësirë për një marrëveshje të re. Të gjithë e shohin atë. Edhe ata që mbështesin pavarësinë e Kosovës“, tha Brnabiq.
“Ata po kërkojnë vetëm atë që është e natyrshme, të respektojnë Brukselin dhe marrëveshjen për targa. Askush nuk mund t’i akuzojë se janë faktor destabiliteti. Nuk e di se çfarë do të ishte më e natyrshme dhe normale se ajo që serbët në Kosovë po kërkojnë”.
Duke folur për atë që mund të pritet pas 21 nëntorit, pas vendimit të Qeverisë Kurti rreth targave ilegale, Brnabiq tha se nuk ka shpresa të tepruara.
“Ne duhet të besojmë në kapacitetet dhe zgjuarsinë tonë. Pavarësisht se si e ruajmë paqen dhe stabilitetin. Kjo është e rëndësishme për ne dhe për serbët në Kosovë”, tha Brnabić.
Ajo shtoi se nuk shpreson se ndonjë nga vendet perëndimore “do t’i bëjë shumë presion Prishtinës për tabelat dhe se Serbia mund të mbështetet vetëm tek vetja”.


