Pas 45 minutave të para, ndeshja mes Bregut të Fildishtë dhe Ekuadorit në kuadër të Kupës së Botës 2026 është mbyllur me rezultatin 0-0.
Të dyja përfaqësueset zhvilluan një lojë të kujdesshme, duke u fokusuar fillimisht në organizimin defensiv dhe duke mos lënë shumë hapësira për kundërshtarin.
Edhe pse pati disa tentativa për të rrezikuar portat respektive, mungoi konkretizimi në momentet vendimtare. Bregu i Fildishtë u përpoq të marrë iniciativën në disa raste, ndërsa Ekuadori u tregua i rrezikshëm në kundërsulme, por pa arritur të ndryshojë rezultatin.
/GazetaBlic Sport/


