Sporti

Brajan Gruda i mbyll derën Kosovës: Krenar që luaj për Gjermaninë!

04/02/2026 17:38
nga:L J

U përfol para disa ditësh se sulmuesi Brajan Gruda mund të përfaqësonte Shqipërinë ose Kosovën në të ardhmen, pasi te Gjermania shanset për të qenë te ekipi i parë, u vlerësuan shumë të vështira.

Megjithatë, postimi i fundit nga 21-vjeçari i jep fund shpresave të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Gjithmonë krenar që luaj për Gjermaninë. Një pengesë e vogël, por i kënaqur me rezultatet. Kthehem së shpejti”, shkruan Gruda në “Instagram”.

Reagimi i mësipërm është “sinjal” i qartë për talentin me origjinë shqiptar, për të nuk ka zgjedhje tjetër përveç “Pancerave”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Brajan Gruda (@grudabrajan)