Sporti

Bradley Barcola arrin marrëveshje në parim për t’u transferuar tek Liverpool

07/28/2026 15:19
nga:L J

Sipas informacioneve nga L’Equipe, Bradley Barcola i Paris Saint-Germain raportohet se ka arritur një marrëveshje në parim për t’u bashkuar me Liverpoolin.

Pasi ia bëri të qartë drejtuesve të klubit të tij se nuk dëshiron të zgjasë kontratën e tij – e cila është deri në vitin 2028, anësori francez thuhet se kohët e fundit ka folur me trajnerin e ri të Reds, Andoni Iraola, për të diskutuar një transferim të mundshëm.

Edhe pse janë larg arritjes së një marrëveshjeje mbi kushtet e një transferimi në këtë fazë, Liverpool dhe PSG janë në bisedime për të gjetur një gjuhë të përbashkët.

/GazetaBlic Sport