Lideri i partisë djathtiste serbe “Dveri”, Boshko Obradoviq, ka komentuar propozimin evropian marrëdhëniet Serbi-Kosovë dhe ka theksuar se ai është “përmbysje e Kushtetutës dhe njohje e hapur e pavarësisë së Kosovës”.
“Neni 4 paragrafi 2 i marrëveshjes franko-gjermane, të cilën Vuçiq e pranoi mbrëmë në Bruksel dhe BE-ja e shpalli publikisht: Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Kjo është një njohje e hapur e shtetit “të rremë” të Kosovës.
Kjo është rrënim i Kushtetutës dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka shkruar Obradoviq në Twitter.
Ky është Aneksi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, e pranuar nga Kryeministri Kurti


