Sporti

Borussia Dortmund fiton Kupën e Gjermanisë, shkëlqejnë Sancho e Haaland

05/13/2021 22:42
nga:Mergim Rreci

Borussia Dortmund e ka fituar trofeun e Kupës së Gjermanisë.

“Milionerët” triumfuan sonte në finale ndaj Red Bull Leipzig, shkruan GazetaaBlic,

Rezultati përfundimtar ishte 4 me 1, por ka mundur që ky takim të shoqërohet edhe me më shumë gola.

Jadon Sancho dhe Erling Haaland shënuan nga dy gola për skuadrën Borussia Dortmund.

Në anën tjetër, Dani Olmo shënoi një gol të bukur për Leipzig.

Ky është trofeu numër 5 i  fituar i Kupës së Gjermanisë për Dortmundin.

/GazetaBlic/