Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell, ka njoftuar se ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me marrëveshjen që të mos diskutohet më mbi propozimin evropian.
Borrell ka thënë se së shpejti, përmbajtja e propozimit do të publikohet për publikun.
“Të dy liderët kanë treguar sjellje të përgjegjshme. Jam i gëzuar të lajmëroj që Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që jo më shumë diskutime janë të nevojshme për propozimin evropian, i cili ka titullin normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Le të kuptohet se Kurti e Vuciq e kanë pranuar përfundimisht planin franko- gjerman. Teksti i propozimit do të publikohet shumë shpejt”, ka deklaruar Borrell në një konferencë për media.


