Lajme

Borrell kërkon largimin e barrikadave në Veri: BE s’do të tolerojë sulmin ndaj EULEX-it

12/11/2022 12:15
nga:Genita C

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka reaguar duke thënë se Bashkimi Evropian nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it ose përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri të Kosovës.

Ai tha se barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës.

Sipas tij, duhet të rivendoset qetësia në atë pjesë.

“EULEX-i do të vazhdojë të koordinojë me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Të gjithë aktorët duhet të shmangin përshkallëzimin”, shkroi ai në Twitter.

Hovenier: ShBA dënon fuqishëm sulmin me bombë ndaj EULEX-it, përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi