Lajme

Borë e ftohët këto ditë, kështu do të jenë temperaturat

03/08/2022 17:17
nga:Genita C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këto dite do të mbajë mot i ftohët e me reshje bore.

Sipas IHMK-së, më shumë reshje bore pritet të ketë të enjten.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të borës, kryesisht ditën e enjte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, meterologu kosovar, Besim Aliu për GazetaBlic tregon se pas datës 12 mars pritet që në vendin tonë të ndryshojnë temperaturat.

“Pas datës 12-13 Mars fillojnë me u ngrit temperaturat”, u shpreh Aliu.