Prishtina Weather ka njoftuar se do të ketë mot kryesisht me vranësira edhe gjatë ditëve në vijim.
Të premten priten reshje të dobëta shiu e bore, e të shtunën më ftohtë dhe reshje të dobëta bore.
Mbetet mot i ftohtë dhe i qëndrueshëm ditën e enjte, kryesisht me vransira.
Ditën e premte kalimi i një fronti në lindje të rajonit, sjell mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore, e ditën e shtunë do të mbajë mot më i ftohtë, me erë, kohëpaskohe me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.


