Lajme

Bora mbulon Kosovën

12/21/2024 07:09
nga:Y I

Të reshurat e shiut gjatë natës me kalimin në ditën e shtunë shndërrohen në borë, që vazhdojnë orëve të mëngjesit.

Deri në mesditë reshjet pritet të pushojnë. Në perëndim të vendit mund të ketë dhe intervale me diell. Zonave malore formohen shtresa të reja bore deri në 30-40cm.

Temperaturat minimale zbresin në 0C e 1C, e ato maksimale ditën shkojnë deri në 2C e 5C. Frynë erë veriperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-8m/s.

Këtë të shtunë dhe fillon zyrtarisht stina astronomike e dimrit, në orën 10:21, me kohë lokale. Pas shumë vitesh dimri po pritet të filloj me mot tipik, me të reshura dëbore.