Sporti

“Bombardohet” faqja e Dritës: Me ju ndal juniorët që as letërnjoftime nuk kanë, MARRE!

04/28/2021 19:34
nga:L J

Kampionia në fuqi, Drita, është befasuar në Pejë ku i ka ndarë pikët me Besën e cila tashmë ka rënë nga Superliga dhe kësisoj gjilanasit kanë bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e kampionit, shkruan Gazetasheshi.com

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1-1, ku gjatë gjithë ndeshjes dy skuadrat kanë mundur t’i arkëtojnë pikët e plota me rastet që kanë krijuar.

Pas ndeshjes ka pasur reagime të mëdha nga tifozët e Dritës të cilët e kanë bombarduar faqen zyrtare të klubit.

Madje shumë nga komentet ishin të llojit “A keni marre”.