Sporti

Ofertat e mundshme, Arsenali vendos çmimin për Saka

02/16/2024 17:38
nga:Mergim Rreci

Arsenali do të kërkojë nga 150 deri në 200 milionë funte për anësorin Bukayo Saka.

Interesi i Manchester Cityt për Sakën është zvogëluar pasi ai rinovoi kontratën me Arsenalin në vitin 2023, përcjell GazetaBlic Sport.

Topçinjtë e konsiderojnë atë lojtarin e dytë më të vlefshëm në Premier League, pas Erling Haaland. Saka ka qenë në formë të jashtëzakonshme kohët e fundit dhe ka gjashtë gola në pesë ndeshjet e tij të fundit në Premier League.

/GazetaBlic Sport/