Lajme

Blinkeni, Kosovës dhe Serbisë: Ulini tensionet menjëherë, bisedoni

05/31/2023 07:08
nga:G B

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka reaguar duke dënuar ashpër sulmet e djeshme ndaj forcave paqeruajtëse, KFOR.

Ai mes tjerash, kërkon nga Kosova dhe Serbia, që të ndërmarrin veprime të menjëhershme që të ulen tensionet.

‘’Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmet e djeshme kundër Forcave paqeruajtëse të Kosovës (KFOR) të udhëhequra nga NATO dhe u bëjnë thirrje të dyja palëve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet dhe të angazhohen për bisedimet e normalizimit të udhëhequra nga BE’’.