Lajme

Blinken takohet me presidentin palestinez në Bregun Perëndimor

02/07/2024 20:18
nga:Y I

Antony Blinken është takuar me Mahmoud Abbas, presidentin palestinez, në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.

Takimi pason bisedimet me kryeministrin dhe presidentin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe Isaac Herzog, në Jerusalem mbi një marrëveshje pengjeje dhe armëpushimi me Hamasin.

Një grup i vogël protestuesish u mblodhën ndërsa takimi po zhvillohej, duke mbajtur tabela që thoshin “Blinken nuk je i mirëpritur këtu” dhe “krimet e luftës të pandëshkuara, krimet e luftës inkurajohen”.

Blinken ka thënë se “shumë punë” mbetet për të kapërcyer boshllëqet midis Izraelit dhe Hamasit mbi propozimin e armëpushimit.