Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, hodhi poshtë idenë e negociatave për një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë në këtë kohë, shkruan GazetaBlic.
“Për disa, ideja e një armëpushimi mund të jetë joshëse, dhe unë e kuptoj këtë. Por nëse bëhet fjalë për ratifikimin praktik të pushtimit nga Rusia të territoreve të rëndësishme të Ukrainës, atëherë nuk do të ishte një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme “tha Blinken.
Sipas Blinken, Rusia mund të rigrupojë trupat dhe të sulmojë sërish pas një kohe të caktuar.
Blinken theksoi se Rusia duhet të arrijë në një pikë ku do të jetë e gatshme të angazhohet në negociata konstruktive dhe shtoi se qëllimi duhet të jetë një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme.


