Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken dhe ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov folën për më pak se 10 minuta në margjinat e takimit të G20 në Nju Delhi.
Lajmin e ka bërë me dije zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA.
Në takim, Blinken i theksoi Lavrovit se Uashingtoni është i përgatitur të mbështesë Ukrainën për të mbrojtur veten për aq kohë sa duhet.


