Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kujtuar ish-kryeministrin dhe mjekun e njohur, Bajram Rexhepin, duke vlerësuar figurën e tij dhe kontributin ndër vite.
Deliu ka thënë se Rexhepi, edhe pas shumë vitesh nga ndarja e tij nga jeta, vazhdon të kujtohet me të njëjtën ngrohtësi.
Ajo e ka përshkruar si mjek në ditët më të vështira të Kosovës dhe si kryeministër në ditët e para të shtetndërtimit, ndërsa në jetën e përditshme si një njeri të thjeshtë, të urtë dhe paqësor.
Deliu ka ndarë edhe një lidhje personale me familjen Rexhepi, duke përmendur rrëfimet e nënës së saj nga vitet e studimeve dhe miqësinë me familjen e tij.
“Sot, e kujtojmë me respekt e mall”, ka shkruar Deliu.


