Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Ballkani në anën tjetër triumfoi ndaj Llapit me rezultat 1 me 0.
Blendi Baftiu shënoi golin e fitores për skuadrën e Bledi Shkëmbit.
Ishte një ndeshje shumë e rivalizuar që prodhoi edhe përplasje dhe përleshje mes dy skuadrave në pjesën e parë.
Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi foli pas ndeshjes ku u deklarua shumë i lumtur për fitoren.
“Patjetër që jam i kënaqur me lojën. Fituam tre pikë, djemtë meritojnë shumë komplimente për ndeshjen e luftuar. Kundërshtari ka një ekip të mirë dhe ishte një fitore e vështirë. Nuk ka mbaruar asgjë akoma. Kemi pesë ndeshje finale deri në fund për t’i zhvilluar. Gjithë kundërshtarët janë të vështirë. Javën e ardhshme ndeshje e vështirë me Drenicën. Ne fillojmë nga nesër të përgatitemi për atë ndeshje”, tha Shkëmbi pas ndeshjes.
/GazetaBlic/


