Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.
Ambasadorja Butel e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për marrjen e detyrës dhe për formimin e institucioneve.
Butel dhe Bislimi diskutuan tutje për rrugën e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane, planet e qeverisë për zhvillim, dialogun Kosovë-Serbi si dhe situatën me pandeminë COVID-19.
Zëvendëskryeministri kosovar ia shprehu falënderimet dhe mirënjohjen ambasadores për mbështetjen që Kosova e ka marrë nga Franca.
LEXO EDHE:
Danimarka ndalon plotësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca


