Lajme

Billclinton dhe Hillary Krasniqi falënderojnë presidentin amerikan

07/03/2023 20:22
nga:G B

Një pjesë shumë emocionuese ndodhi gjatë ceremonisë ku ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, do të nderohet me medaljen “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” në Tiranë.

Një numër i të rinjve dhe fëmijëve nga Kosova, me emrin Bill Clinton dhe Hillary e falënderuan përzemërsisht dhe me plot emocion atë për çlirimin e Kosovës.

Ish-presidenti i ShBA-së u shoqërua deri te skena ku do të mbajë fjalim nga Billclinton Krasniqi nga Mitrovica dhe Hillary Krasniqi, nga Peja.