Lajme

BIK pranon donacion mbi 11 ari tokë në Llabjan të Novobërdës

07/05/2024 19:49
nga:Sh R

Bashkësia Islame e Kosovës ka pranuar sot donacion mbi 11 ari tokë në Llabjan të Novobërdës.

Kjo tokë do të përdoret për varreza, meqë deri tash kishte mungesë hapësire.

“Bashkësia Islame e Kosovës dhe banorët e fshatit Llabjan të Novobërdës nga sot do të mund të shfrytëzojnë këtë hapësirë të re. Afrim Arifi dhuroi këtë hapësirë e cila do të shfrytëzohet nga komuniteti që deri më sot kishte mungesë hapësire për varreza”, ka shkruar BIK.