Sporti

Bie sajti për shitjen e biletave Kosovë – Zvicër!

10/30/2025 18:23
nga:L J

Para pak minutash dolën në shitje biletat për ndeshjen Kosovës – Zvicër, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” më 18 nëntor.

Ndërsa, pak minuta pas daljes në shitje, sajti për blerjen e biletave ka rënë nga sistemi.

Interesimi i lartë ka bërë që aktualisht faqja të mos jetë funksionale.