Lajme

Bie numri i familjeve që kërkojnë ndihmë sociale në Kosovë, Mitrovica mbetet komuna më e varfër

08/20/2021 20:37
nga:M K

Në 3 mujorin e dytë të vitit 2021 ka rënie të numrit të familjeve që kërkojnë ndihmë sociale.

Sipas statistikave të publikuara nga ASK, në muajin qershor, 25 mijë e 805 familje kanë kërkuar ndihmë sociale.

Krahasuar me muajin mars, ky numër ka rënie të lehtë. Në mars ndihmë sociale kërkuan 26 mijë e 298 familje.

Komuna më e varfër vazhdon të jetë Mitrovica. 2345 familje në Mitrovicë kërkojnë ndihmë sociale.

Pas Mitrovicës, komuna më e varfër llogaritet Prishtina që ka 1536 familje që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale.