Lajme

Bie nga lartësia, humb jetën 55 vjeçari

09/07/2021 10:05
nga:Y I

Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Kavajë, pasi ka rënë nga lartësia.

Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 08:30, ku 55-vjeçari me inicialet P. Gj., dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/dritare.net/