Lajme

Bideni do ta sanksionojë sot Putinin

02/25/2022 21:03
nga:Genita C

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të vendosin sanksione ndaj presidentit rus Vladimir Putin që të premten.

Kështu i kanë bërë të ditur dy burime CNN-it.

Udhëheqësi rus do të bëhet objektivi i profilit më të lartë, në mesin e përpjekjeve për të imponuar kosto mbi ekonominë ruse dhe rrethin e brendshëm të Putinit në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

Ka të ngjarë të përfshihen zyrtarë të tjerë rusë, bëri të ditur një nga burimet.

Veprimi i SHBA pason raportimet se Bashkimi Evropian planifikon të shënjestrojë Putinin dhe ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov me sanksione.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se sanksionimi i Putinit ka qenë opsion në shqyrtim përgjatë konferencës së djeshme.

BE-ja sanksionon Putinin dhe Lavrovin