Lajme

Biden: “Putini është një diktator vrasës”

03/17/2022 20:31
nga:Astrit Gashi

Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden e quajti sot presidentin rus Vladimir Putin diktator vrasës dhe një njeri i poshtër, i cili po udhëheq një luftë të pamoralshme kundër popullit të Ukrainës, ka raportuar CNN.

Më herët, presidenti amerikan e quajti Putinin “kriminel lufte”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov duke reaguar ndaj kësaj deklarate të Bidenit, tha se këto fjalë ishin retorikë e “papranueshme dhe e pafalshme”.