Lajme

Biden personalisht ndaloi dërgimin e aeroplanëve në Ukrainë

03/12/2022 10:57
nga:Astrit Gashi

Presidenti i SHBA-së Joe Biden personalisht vuri veton për dërgimin e aeroplanëve luftarakë polak në Ukrainë, nga frika se kjo mund të rezultonte me një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Pasi presidenti amerikan refuzoi propozimin e të ashtuquajturit “rent-a-MiG”, republikanët sulmuan Biden, duke e akuzuar atë se ishte “i ndrojtur” dhe se po heq dorë “sa herë që Vladimir Putin thotë ‘bu'”. Rreth 50 republikanë në Senat kanë nënshkruar një letër duke i kërkuar Bidenit të anulojë vendimin e tij.

Dërgimi i aeroplanëve pati mbështetje të gjerë nga republikanët dhe demokratët pasiqë Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky u kërkoi atyre të forconin forcat e tij ajrore.

Në fillim të kësaj jave, Polonia njoftoi publikisht se po i ofronteSHBA-së në dispozicion 28 MiG-ët e saj. Polakët seroplanët do t’i dërgonin në bazën ajrore amerikane Rammstein në Gjermani, në mënyrë që më pas të transferoheshin në Ukrainë. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara e hodhën poshtë idenë.

Biden e mori personalisht vendimin, siç doli, pas këshillës së zyrtarëve të Pentagonit dhe krerëve të shërbimeve të inteligjencës amerikane, të cilët besonin se Putini do ta shihte këtë veprim si një “përshkallëzim”.

Biden u këshillua gjithashtu nga zyrtarë të lartë ushtarakë se aeroplanët “nuk do të rrisnin ndjeshëm” efikasitetin e forcave ajrore të Ukrainës.
“Unë besoj se ka një ndjenjë se ne kemi frikë nga ajo që mund të bëjë Putin dhe çfarë ai mund të konsiderojë një përshkallëzim. Është koha që ai të ketë frikë nga ajo që ne mund të bëjmë,” tha republikani Mitt Romney.