Sporti

Beteja për Këpucën e Artë është më intersante se kurrë

05/15/2025 19:03
nga:Lorik J

Sezonit në ligat kryesore po i vjen fundi dhe beteja për çmimin e Këpucës së Artë është jashtëzakonisht emocionuese.

Tre lojtarë spikasin në këtë garë: Victor Gyökeres (Sporting Lisbon), Kylian Mbappe (Real Madrid) dhe Mohamed Salah (Liverpool).

Sulmuesi suedez është shumë përpara rivalëve të tij në gola, pasi ka shënuar dhjetë më shumë se të dy në kampionat këtë sezon (38), por ata janë pothuajse të barabartë në pikë. Ju kujtojmë se koeficienti i ligës nga e cila vjen lojtari llogaritet gjithashtu në rezultatin përfundimtar total.

Siç dihet, shanset e kampionatit portugez janë më të ulëta në krahasim me ligat më të forta në Evropë, përfshirë La Ligën spanjolle dhe Premier League, prandaj suedezi nuk ka një avantazh bindës në këtë garë.

Gyökeres ka vetëm një pikë më shumë se sulmuesit e Real Madridit dhe Liverpoolit. Gyökeres ka edhe një ndeshje deri në fund të sezonit, Mbappe ka edhe dy (Sevilla dhe Real Sociedad), po aq sa Salah (Brighton, Crystal Palace) dhe do të jetë vërtet interesante të shohim se si do të përfundojë kjo betejë.

Golashënuesit më të mirë në Evropë:

  • 1. Victor Gyokeres (38 gola) – 57 pikë
  • 2. Kylian Mbappe (28 gola) – 56 pikë
  • 3. Mohamed Salah (28 gola) – 56 pikë

/GazetaBlic Sport