Lajme

Besnik Tahiri: Vizita e Kurtit në Amerikë, në agjendën e deritanishme, është turistike dhe jo zyrtare

05/13/2022 19:05
nga:Gazeta Blic

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e ka quajtur “turistike” vizitën e deritashme të kryeministrit Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Blic.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic ka theksuar se nëse Kurti do të zhvilloj takime në Shtëpinë e Bardhë ky do të ishte një lajm i mirëpritur për AAK-në.

“Secili takim që ndodhë në Shtëpinë e Bardhë dhe pritet nga Presidenti, Zv/presidentja për secilin zyrtar të shtetit të Kosovës, duke përfshirë edhe kryeministrin – këtë apo tjetrin, për AAK-në është i mirëpritur”, tha Tahiri.

Kjo pasi sipas tij, nga ShBA-ja presim vetëm mbështetje dhe ndihmë, sepse lirinë dhe pavarësinë e kemi ndërtuar bashkë.

Megjithatë, Tahiri konsideron se agjenda e deritashme në Amerikë më shumë është turistike se sa zyrtare, raporton Gazeta Blic.

“Në anën tjetër, vizita e Kurtit në Amerikë, në agjendën e deritanishme, është turistike dhe jo zyrtare. Andaj, një vizitë të tillë/zyrtare do ta mirëprisnim në secilën situatë”, vlerëson ai.

Zyrtari i PDK-së: Ky turizmi para takimit në Shtëpinë e Bardhë është lojë populiste e Albin Kurtin për manipulim të masës

Albin Kurti pritet të takohet në Shtëpinë e Bardhë me zëvendëspresidenten Harris