Lajme

Zyrtari i PDK-së: Ky turizmi para takimit në Shtëpinë e Bardhë është lojë populiste e Albin Kurtin për manipulim të masës

05/13/2022 18:54
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu e ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Blic.

Haxhiu në një deklaratë për Gazeta Blic ka theksuar se Kurti ka shkuar në ShBA 10 ditë para takimit që pritet të ndodhë në Shtëpinë r Bardhë.

“Albin Kurti ka shkuar në Amerikë së paku 10 ditë para takimi që do ta ketë në nivel të lartë në Shtëpinë e Bardhë”, ka theksuar ai.

Bekim Haxhiu madje e ka cilësuar edhe si një lloj turizmi vizitën e ‘stërzgjatur’ të kryeministrit.

“Ky turizmi para takimit në Shtëpinë e Bardhë është lojë populiste e Albin Kurtin për manipulim të masës, me rritë kurreshtjen e opinioni në fillim të vizitës për ta përfunduar vizitën në Amerikë me takimin të cilin e ka të aranzhuar në Shtëpinë e Bardhë”, tha ai për Gazeta Blic.

 

Albin Kurti pritet të takohet në Shtëpinë e Bardhë me zëvendëspresidenten Harris