Besim Mulaj, kandidat i LDK-së për deputet, ka përkujtuar me dhimbje 33-vjetorin e vrasjes së heroit Sokol Mehmetaj (Loku), i cili u qëllua nga okupatori serb më 13 janar 1992, raporton GazetaBlic.
Mulaj, i pranishëm në homazhet pranë varrit të heroit, së bashku me Kryetarin e Komunës, Ilir F. Ferati, miq dhe bashkëpunëtorë, theksoi sakrificën e jashtëzakonshme të Sokolit për liri dhe arsimin.
Ai e vlerësoi Sokol Mehmetajn si një simbol të përkushtimit për arsimim dhe liri, duke e quajtur veprën e tij një nder dhe frymëzim për brezat e ardhshëm.
Mulaj përfundoi duke i dhënë lavdi jetës dhe veprës së heroit të rënç.