Sporti

Bernardo Silva përsëri në stol, largimi i tij duket i afërt

08/13/2022 15:56
nga:Mergim Rreci

Bernardo Silva nuk është përsëri në formacionin titullar tek City.

Ashtu siç ndodhi në xhiron e parë, ndaj West Hamit, Pep Guardiola la në stol portugezin, pasi e nisi në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit, Superkupën e Anglisë, të cilën qytetarët e humbën ndaj Liverpoolit (1-3), përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo gjë po përsëritet edhe sot, me Silvan që nuk do të luajë nga minuta e parë ndaj Bournemouth dhe tashmë gjasat për një largim të tij duken edhe më të mëdha.